Festivali i Bukës – Prishtinë

17/10/2016

19/10/2016

08:00 Deri 00:00

Prishtine, Pristina, 10000 Kosovo 

Evente Description

“Festivali i Bukës dhe produkteve tjera të brumit dhe drithrave” ka për qëllim që të promovojë produktet bazë, gjysëmproduktet dhe produktet finale të brumit dhe drithrave.

Duke pasur parasysh se buka dhe produktet tjera të brumit kanë qenë tradicionalisht ushqimi kryesor në tryezën e çdo shqiptari, mund të thuhet se ky festival paraqet pjesën më autoktone të vendit tonë.

“Festivali i Bukës” është i pari i këtij lloji në Kosovë e rajon, dhe mëton të vazhdojë tutje, për ta bërë Prishtinën vend-takimin e të gjitha kompanive vendore, rajonale e më gjerë, që merrën me këtë sferë të prodhimit e shërbimit.

Ky është edicioni i parë i këtij festivali dhe pritet të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit, saktësisht me 17, 18 dhe 19 tetor.
Përveç ekspozimit të produkteve, organizatorët e festivalit, për ta bërë këtë ngjarje sa më atraktive për vizitorët dhe ekspozuesit, kanë paraparë edhe një sërë aktivitetesh artistike dhe garuese.

Për herë të parë në vend, ekspozues në kuadër të një festivali, do të kenë mundësi që të jenë pjesëmarrë edhe në gara konkurruese, ku juri do të jenë vet qytetarët.

Aktiviteti kryesor gjatë festivalit do të jetë gara për gurmanin më të madh (do të marrin pjesë personat që do të garojnë se cili do të arrij t’i konsumojë për një kohë të caktuar një pjesë të ushqimit).

Tre vendet e para do shpërblehen me çmime.

Who is it for?All ages – Family

HOW MUCH

Tickets : How to get tickets?

Phone:
Email:
At the door: If available. – call & check if available

WHEN & WHERE

Date & Time: Monday, October 17, 2016 | 8:00 AM to Wednesday, October 19, 2016 | 0:00 AM
Venue & Address : Sheshi “Zahir Pajaziti” & Prishtine, Pristina, 10000 Kosovo 

Organizator

Farë

Prishtine, Pristina, 10000 Kosovo 

Vizituar 151 herë, 1 Vizitë sot