Evente Description
“Maratona e Malësisë së Gjakovës”, është garë vrapimi e cila sivjet organizohet për herë të parë, në relacionin Gjakovë – Bajram Curri, duke u bërë kështu edhe maratona e parë ndërshtetërore, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në kuadër të “Maratonës së Malësisë së Gjakovës”, është paraparë vrapimi në tri disiplina, në maratonë 42.195 km, gjysmë – maratonë 21 km si dhe stafetë 4X10 km.
Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është promovimi i përbashkët e dy zonave kufitare, Gjakovës në pjesën e Kosovës dhe Tropojës në pjesën e Shqipërisë, por mbi të gjitha promovimi i natyrës së bukur që ekziston në këtë pjesë të Ballkanit.
Për këtë qëllim, edhe motoja e tërë organizimit është “Vrapo për Natyrën”, ndërsa të gjitha mjetet e përfituara nga ky organizim, si dhe donacionet eventuale, do të dedikohen për mbrojtjen e natyrës dhe pyllëzimin e zonës nëpër të cilën kalon shtegu i maratonës.
Vrapimi i Maratonës do të nisë të shtunën e 15 tetorit 2016 në orën 09.00 në qendër të qytetit në Gjakovë, ndërsa do të përfundojë të njëjtën ditë në qendër të qytetit të Bajram Currit. Por, aktivitetet në kuadër të kësaj maratone do të vazhdojnë edhe në mbrëmjen e datës 15 tetor dhe ditën e e datës 16 tetor, me organizmin e shumë aktiviteteve në Luginën magjepsëse të Valbonës.
Regjistrimi i pjesëmarrësve, kushtet e regjistrimit dhe të gjitha informacionet tjera rreth Maratonës së Malësisë së Gjakovës mund t’i merrni së shpejti të faqet zyrtare të Maratonës.
Who is it for?All ages – Family
HOW MUCH
Tickets : How to get tickets?
Phone:
Email:
At the door: If available. – call & check if available
WHEN & WHERE
Date & Time: Saturday, October 15, 2016 | 21:00 PM to Sunday, October 16, 2016 | 0:00 AM
Venue & Address : Gjakova, Kosovo & Gjakova, Kosovo
Organizator
Kuvendi Komunal - Gjakovë
Gjakova, Kosovo
Vizituar 419 herë, 1 Vizitë sot