Software Engineering Mini Boot Camp with Besian Krasniqi, NYC

26/07/2016

27/07/2016

10:00 Deri 17:00

Rr. Imzot Nike Prela, Ulpiana, Pristina, 10000 Kosovo 

Evente Description

Kemi kenaqesine te Ju ftojme ne kete Software Engineering Mini Boot Camp me Besian Krasniqi (MSc) nga New York City.

Ky Boot Camp prej 12 oreve, eshte pa pagese per studentet e Kolegjit Universum, duke perfshire edhe ata qe jane regjistruar ne kete vit akademik si dhe studentet e STIKK Education, ne programin Mobile Development te implementuar nga Koelgji Universum.

Per gjithe te tjeret, mund te marrin pjese me nje pagese prej 80 euro, nese ka vende te lira. Numri i kufizuar ne vetem 20 pjesemarres.

Apliko per regjistrim: https://goo.gl/zSGlZ7
——————————————————————————–
Mini Boot Camp Programi

Dita e parë

Përshkrimi: Zhvillimi i njohurive rreth gjuhëve programuese me qëllim të krijimit të një API (Application Programming Interface)
Kohëzgjatja: 6 orë

I. Hyrje në Javascript
a) Pjesët Fundamentale të Javascript
b) Praktikat më të mira
c) Object Oriented Programming në Javascript dhe Prototipet në Javascript
d) Roli i Javscript në teknologjinë e sotme

II. Hyrje në Angular JS Framework
a) MVC (Module, View, Controller)
b) Lidhja e dyfishtë e të dhënave (Two way Data Binding)
c) Dërgimi I kërkesave AJAX

III. Hyrje në PHP
a) Object Oriented Programming në PHP
b) Përdorimi i kërkesave AJAX
c) Shfrytëzimi i “POST” dhe “GET” kërkesave AJAX, me qëllim të ndërtimit të një API

IV. Hyrje në Git
a) fillimi i një repository të ri
b) klonimi i një repository ekzistues
c) krijimi I degëve
d) shkrirja e degëve
e) zgjidhja e konflikteve midis degëve
f) dërgimi/shtyrja në origijinë
e) krahasimi I degëve

Dita e dytë
Përshkrimi: Shfrytëzimi i Javascript, Angular JS Framework, PHP dhe MySQL me qëllim të krijimit të një API
Kohëzgjatja: 6 orë

I. Benefitet e një API
a) Pse API-t janë komponente esenciale në teknologjinë e sotme

II. Arkitektura e API
a) Praktikat më të mira
b) Ndërtimi I komponenteve që udhehiqen/varen nga të dhënat (data-driven)

III. Siguria e API
a) Praktikat më të mira

IV. Integrimi i te gjitha komponentëve
a) Zhvillim praktik për të integruar të gjithë ato gjëra që u spjeguan këto dy ditë me qëllim të krijimit të API
b) Përmbledhje rreth API të zhvilluar së bashku

Biografia – Besian Krasniqi
Eksperiencë më shumë se14 vite në fushën e programimit, dizajnit, UI/UX (User Interface/User Experience). i diplomuar në Komunikimet e Mediave Digjitale (Associate Degree) në Gibbs College, I diplomuar në Teknologji te Informacionit (Bachelor Degree) Kaplan University dhe i diplomuar në Shkencat Kompjuterike (Master’s Degree) në Pace University në New York City. Një ndër pionerët e parë të teknologjisë në Kosovë ne kohën e pasluftës dhe krijues i shumë website-ve dhe aplikacioneve zyrtare të institucioneve të ndryshme në Kosovë në atë kohë. Krijues i aplikacioneve të ndryshme programuese në New York ku jeton dhe punon qe 13 vite. Momentalisht punon si Software Engineer në Townsquare Media në New York City. Adhurues i madh i natyrës, kohën e lirë e kalon duke vizituar bjeshkë të ndryshme me familjen e tij. I apasionuar pas peshkimit, shahut, notit dhe futbollit.

Who is it for?All ages – Family

HOW MUCH

Tickets : How to get tickets?

Phone:
Email:
At the door: If available. – call & check if available

WHEN & WHERE

Date & Time: Tuesday, July 26, 2016 | 10:00 AM to Wednesday, July 27, 2016 | 17:00 PM
Venue & Address : Kolegji Universum & Rr. Imzot Nike Prela, Ulpiana, Pristina, 10000 Kosovo 

Organizator

Kolegji Universum

Rr. Imzot Nike Prela, Ulpiana, Pristina, 10000 Kosovo 

Vizituar 263 herë, 1 Vizitë sot