Pershkrimi i Punes
Për të gjithë ata që kanë ambicje për të punuar në fushën e marketingut dhe shitjeve, Europe Agency Kosovo shpall konkursin për pozicionet e punës si më poshtë në gjithë Kosovën.
Pozita: Agjent/e i shitjes
Vendi i punës: Prishtine, Prizren, Gjakove, Gjilan, Peje, Mitrovice, Ferizaj.
Përgjegjësitë:
- Të jete i afte ne prezantimin e programit
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit
- Të përcjelle konkurencën
- Të raportoje të dhënat ditore
- Të jetë metodik dhe i/e organizuar
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve
- Njohuri shumë të mira në kompjuter
- Mbikqyrë dhe kordinon procedurat administrative në zyrë
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
- Të ketë njohuri shume te mira te programeve te kompanisë
- Të kryejë fushatë të drejtpërdrejtë të marketingut në vende të ndryshme të tilla si qendra biznesi, qendra tregëtare, ekspozita dhe ngjarje të veçanta.
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar ose të jete aktiv në studime: Marketing-Menaxhment ose Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Së paku 1 vit përvojë puneshitje në terren, përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë punuar me shitje;
- Patent shoferi kategoria B është përparësi
- Të ketë njohuri në gjuhën Anlgeze.
Benefitet:
- Pagë konkuruese në bazë të performancës
- Kontratë pune e rregullt dhe afatgjatë
- Siguracione të mbuluara
- Benefite në bazë të performancës
Si të aplikoni:
Për të aplikuar dërgoni një CV tuajën në Anglisht me foto me subject “Agjent/e i shitjes” në adresen e emailit: [email protected]